Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Gorege Bush shpreson se Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të miratojë rezolutën e dytë që do të kërkojë çaramatosjen e Irakut, ndonëse thotë që kjo nuk është e domosdoshme.
George Bush tha se Rezoluta 1441 e Këshillit të Sigurimit e miratuar njëzërit në nëntor është e mjaftueshme për t,i sjell presion ushtarak Saddam Hussein që të spastrohet nga armët e tij për zhdukje në masë.
"Sigurist që do të donim votim pozitiv për rezolutën e dytë që i paraqitëm Këshillit të Sigurimit me Britaninë dhe Spanjën. Por, siç jemi duke thënë vazhdimisht, kjo do të ishte ndihmuese dhe e dobishme, por nuk besoj se na nevojitet rezolutë e dytë, ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara.
Franca dhe Gjermania, të mbështetura nga Rusia dhe Kina kanë propozuar zgjatjen së paku edhe 4 muaj të inspektimeve të Kombeve të Bashkuara për armë të ndaluara në Irak.
XS
SM
MD
LG