Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Kryeministri britanik Tony Blair tha në Parlament se plani francezo-gjerman për intensifikimin e inspektimeve të armatimit në Irak nga Kombet e Bashkuara nuk bën punë, por ai tha se është i gatshëm t,i japë Saddamit edhe pak kohë që të nënshtrohet.
"Mbretëria e Bashkuar, bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Spanjën paraqitën një rezolutë të re që deklaron se Iraku ka dështuar të përfitojë shansin e fundit që i dha Rezoluta 1441. Por këte rezolutë nuk do te vëmë menjëherë në votim. Përkundrazi, do t,e vonojmë votimin që t,i japim Saddamit edhe një shansë të mëtejshme finale që të çarmatoset vullnetarisht", ka thënë Tony Blair.
XS
SM
MD
LG