Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kuvendi i Kosovës e ka shpallur të pavlefshme të posa formuarën bashkësi të komunave serbe në Kosovë dhe ka miratuar deklaratën e vetë në të cilën thuhet se "krijimi i institucioneve një-etnike në Kosovë dhe çfarëdo ndarje territoriale e Kosovës, e bendshme apo e jashtme, është kundër Korrnizës kushtetuese'' të saj.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe një deklaratë me të cilën shfaqet vullneti për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës për krime lufte, por kundërshtohet "barazimi i rezistencës dhe luftës çlirimtare në Kosovë me luftën gjenocidale kundër Kosovës dhe popullit të saj".
Kuvendi i Kosovës ka kërkuar nga Tribunali i Hagës që t'a lirojë deputin kosovar Fatmir Limaj, i cili akoma nuk është ekstraduar nga Sllovenia në Hagë.
XS
SM
MD
LG