Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush sot janë dakorduar që të punojnë në drejtim të një zgjidhje për krizën irakiane që do të merrte parasysh "interesat e bashkësisë ndërkombëtare", tha Kremlini.
"Gjatë një diskutimi lidhur me Irakun, dy palët kanë shfaqur synimin të përshpejtojnë punën në kuadrin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me qëllim të hartimit të një plani aksional që do të merrte parasysh interesat e bashkësisë botërore", thuhet në komunikatën e Kremlinit.
Siç thuhet në komunikatë, bisedimi telefonik ishte bërë me kërkesë të Uashingtonit.
Këshilli i Sigurimit filloi ndërkohë një sesion joformal për të shqyrtuar projekt-rezolutën nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Spanja e cila do te shpallte se Iraku bën shkelje materiale të obligimeve të veta për t,u çarmatosur.
XS
SM
MD
LG