Ndërlidhjet

MADRID


Kryeministri britanik, Tony Blair, dhe homologu i tij, spanjoll, Jose Maria Aznar, kanë deklaruar se duan të rifillojnë procesin e paqes në Lindjen e Mesme me qëllim krijimin e një shteti të vërtetë palestinez.
"Britania dhe Spanja ndajnë të njëjtin qëndrim se përparësi absolute mbetet rifillimi i procesit të paqes për Lindjen e Mesme. Tani kemi një marrëveshje të përgjithshme, në gjithë botën se zgjidhja më e ndershme është ekzistenca e dy shteteve – Izraelit, të cilit nuk i vihet në pikëpyetje siguria dhe një shtet i besueshëm palestinez, që jetojnë bri njëri – tjetrit", ka deklaruar Blair.
XS
SM
MD
LG