Ndërlidhjet

PRISHTINË


Agim Murtezi, shqiptar i Kosovës, u kthye mbrëmë nga Haga në shtëpin e tij në Lypjan pasi Gjykata e Hagës e liroi sepse kishte vërtetuar se ai nuk ishte personi për të cilin gjurmonte lidhur me krime të dyshuara lufte në Kosovë.
Por Agim Murtezi ka paralajmëruar se do të kërkojë dëmshpërblim nga Tribunali i Hagës për shkak se e arrestoi, e mbajti në paraburgim dhe e akuzoi për krime lufte.
Ai ka thënë se në rastin e tij fitoi drejtësia dhe kjo do të ndodhë edhe me tre shqiptarët tjerë nga Kosova të cilët Tribunali i Hagës i ka akuzuar për krime lufte.
XS
SM
MD
LG