Ndërlidhjet

logo-print

SHARM EL SHEIK


Liderët e 22 vendeve anëtare të Ligës Arabe kanë filluar samitin në Egjipt ku diskutojnë se si të parandalohet lufta e mundëshme e prirë nga Shtetet e Bashkuara në Irak.
Duke hapur samitin, presidenti libanez, Emil Lahoud tha se Liga Arabe e kundërshton luftën në cilindo vend arab dhe dëshiron që Iraku të vazhojë bashkëpunimin me Kombet e Bashkuara dhe të mos japë pretekst për luftë.
Ndërkaq presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe,i ka bërë thirrje liderit Irakian Saddam Hussein dhe lidershipit të tij që të largohen nga pushteti në shkëmbim të imunitetit nga persekutimi dhe kështu të parandalojë luftën në rajon.
Nëpërmjet delegatëve të tij në samit, Sheiku Zayed Sultan Al Nahyan ka propuzuar gjithashtu që Iraku të vihet nën administrimin e Ligës Arabe dhe Kombeve të Bashkuara për një periudhë të shkurtër, gjatë së cilës do të ndërmerreshin masa për kthim "në situatë normale".
XS
SM
MD
LG