Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të përcaktojnë formën e saktë të qeverisë së re irakiane, sepse ajo zgjedhje i takon popullit të atij vendi, por ka theksuar se duhet siguruar që një dikatator të mos zëvendësohet me tjetrin.
"Shtetet e Bashkuara nuk synojn të përcaktojn formën e sakt të qeverisë së re të Irakut. Kjo zgjedhje i takon popullit të Irakut. Tash duhet të bëjmë të sigurtë se një dikatator brutal nuk do të zëvendësohet me tjetrin. Të gjithë irakianët duhet të kenë zë në qeverinë e re dhe të gjithë qytetarët irakian duhet t'i kenë të mbrojtura të drejtat e tyre", ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara.
Më parë zëdhënësi i Stejt Derpartmentit tha se Shtetet e Bashkuara kanë ngurruar të tumirin formimin e një "këshilli udhëheqës" të përbashkët të emëruar nga grupet kryesore opozitare irakiane që mbajtën mbledhje në rajonin verior të Irakut që e kontrollojnë kurdët.
XS
SM
MD
LG