Ndërlidhjet

BAGDAD


Inspektorët e Kombeve të Bashkuara për armatimin
konfirmuan se Iraku shkatërroi sot raketën e parë al Samoud 2, në pajtim me afatin e fundit që kishin vënë Kombet e Bashkuara, dhe do të vazhdojë të agjësojë të tjerat.
Vende sikurse Rusia, Franca dhe Gjermania, të cilat e kundërshtojnë përdorimin e mjeteve ushtarake për çarmatosjen e Irakut, e shohin shkatërrimin e raketave si provë se Iraku mund të çarmatoset paqësisht.
Britania dhe Shtetet e Bashkuara e quajtën fillimin e shkatërrimit të raketave si përpjekje për përçarjen e Këshillit të Sigurimit dhe për t'i dhënë liderit irakian, Saddam Hussein më shumë kohë për të fshehur armë të tjera.
XS
SM
MD
LG