Ndërlidhjet

SHARM EL SHEIK


Samiti i krizës i Ligës Arabe përfundoi në Egjipt me një deklaratë që shpallën pjesëmarrësit me të cilën rrefuzojnë plotësisht çfarëdo sulmi kundër Irakut apo pjesëmarrjen e cilitdo vend arab në një sulm të tillë.
Amr Moussa, sekretar i përgjithshëm i Ligës Arabe, tha se deklarata shpreh domosdoshmërinë për zgjidhje paqësore të çështjes irakiane dhe kërkon nga Iraku që t'u nënshtrohet plotësishtë kërkesave të Këshillit të Sigurimit.
Gjatë këtij samiti, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe kishte bërë thirrje që lideri irakian, Saddam Hussein me lidershipin e tij të largohen nga pushteti në shkëmbim të imunitetit nga persekutimi- për të shmangur luftën. Ai kishte propozuar që Iraku të vihet nën administrimin e Ligës Arabe dhe Kombeve të Bashkuara për periudhë të shkurtër, por propozimet e tij nuk u përmendën në deklaratën e samitit.
XS
SM
MD
LG