Ndërlidhjet

ANKARA


U krijua konfuzion pas mbledhjes së Parlametit të Turqisë, ku shumica e deputetëve kishin votuar në favor të mocionit të qeverisë për autorizminin e vendosjes së trupave të Shteteve të Bashkuara në truallin turk para ndonjë sulmi të mundshëm kundër Irakut fqinj.
Mediat e Turqisë thanë fillimisht se nga 533 deputetët, 264 kishin votuar për, 251 kundër, kurse 19 abstenuan, por Partia Republikane Popullore në opozitë kontestoi rezultatet duke thënë se mocioni dështoi të marrë votat e mjaftueshme.
Sidoqoftë, kryetari i Parlamentit, Bulent Arinc tha më vonë se mocioni ishte hedhur poshtë dhe i kishte dhënë pushim Paralamentit deri të martën.
Kryeministri Abdullah Gul tha se qeveria e tij po hynë në një "periudhë kritike" pas dështimit të këtij mocioni në Parlament.
XS
SM
MD
LG