Ndërlidhjet

SOFJE


Presidenti rus, Vlladimir Putin gjatë vizitës në Sofje ka bërë thirrje për zgjidhje të konfliktit irakian me mjete politike, por ka pranuar se ka dallime midis Rusisë dhe Bullgarisë lidhur me ate çështje, duke thënë se "çdo vend është i lirë të definojë politikën e vetë të jashtëme".
Bullgaria, anëtar aktual jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, është një nga mbështetësit e vendosur të qëndrimit të Shtetetve të Bashkuara dhe Britanisë lidhur me Irakun.
Rusia , anëtar i Këshillit të Sigurimit me të drejtë vetoje, kundërshton një rezolutë të re të Kombeve të Bashkuara që do të autorizonte aksionin ushtarak kundër regjimit të Saddam Hussein.
XS
SM
MD
LG