Ndërlidhjet

ANKARA


Kryeministri i Turqisë, Abdullah Gul ka deklaruar se refuzimi nga ana e Parlamentit që të lejojë trupat e Shteteve të Bashkuara të shfrytëzonin Turqinë si bazë për luftë të mundëshme në Irak, nuk do të dëmtojë marrdhënjet me Shtetet e Bashkuara.
"Marrdhënjet turke-amerikane pa dyshim janë të natyrës strategjike. Marrdhënjet tona miqësore me Shtetet e Bashkuara që bazohen në mirkuptimin e dyanshëm, do të vazhdojnë. Askush nuk mund të reduktojë këto marrdhënje në një mocion të vetëm", ka thënë kryeministri i Turqisë.
Abdullah Gul ka folur para një mbledhje të partisë së tij që ishte thirrur të shqyrtojë efektet e vendimit të djeshëm të befasishëm të Parlamentit.
XS
SM
MD
LG