Ndërlidhjet

BUREIXH/RRIPI I GAZËS


Të paktën 8 palestinezë janë vrarë dhe 40 janë plagosur në përleshjet me trupat izraelite, gjatë arrestimit të Mohamed Taha, liderit të grupit militant Hamas, në kampin e refugjatëve në Rripin e Gazës.
"E dënojmë në formën më të ashpër krimin e ri që u krye mbrëmë në kampin Bureixh. U vranë 10 vetë. Vetëm në 24 orët e shkuara, u vranë 16 palestinezë", tha Erekat.
Ushtria izraelite tha se Taha dhe djemtë e tij ishin drejtpërdrejtë të ndërlidhur me sulmet kundër izraelitëve.
"Operacionet tona në Gazë janë të suksesshme, por terrorizmi nuk mund të mposhtet brenda një dite", tha përfaqësuesja e ushtrisë izraelite Sharon Feingold.
XS
SM
MD
LG