Ndërlidhjet

PRISHTINË


Bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit për çështjet praktike me interes të dyanshëm mund të fillojnë që nga java e ardhshme, ka deklaruar kryeadministratori i Kosovës Michael Steiner.
Shefi i UNMIK-ut ka thënë se kryeministrit serb Zoran Xhingjiq dhe zëvendësit të tij Nebojsha Çoviq, u ka dërguar një letër, në të cilën bën thirrje që në Prishtinë të qëndrojë një delegacion ministror.
Steiner ka propozuar që të dyja palët të bisedojnë për çështjet e energjisë, tregtisë, bashkëpunimin në fushën e transportit, njohjen e tabelave të automjeteve, të pasaportave, të letërnjoftimeve, të patent-shoferave, si dhe kthimin e të dhënave kadastrale.
XS
SM
MD
LG