Ndërlidhjet

BAGDAD


Iraku sot i asgjësoi edhe 6 raketa tjera "Al-Samoud" dhe tha se së shpejti do ta paraqesë raportin për armët e veta biologjike.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara e quajtën asgjësimin e raketave "pjesë e lojës mashtruese" të Irakut.
Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara John Negroponte tha: "E tëra që shohim janë disa copëza koncesionesh, që duhet të lënë përshtypjen e progresit, por atje nuk ka patur progres thelbësor në çarmatimin e Irakut nga armët e shkatërrimit në masë".
Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara thanë se aeroplanët ushtarakë amerikanë dhe britanikë dje i kanë sulmuar bazat e komunikimeve ushtarake irakiene në zonën e ndalim-fluturimeve.
XS
SM
MD
LG