Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush i është falënderuar presidentit të Pakistanit Pervez Musharaf për kapjen e terroristit të dyshuar të Al Kaidës.
Khalid Sheikh Mohammed, i dyshuar për orkestrimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, u arrestua të shtunën në Pakistan.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Ari Fleischer e quajti arrestimin "zhvillim serioz dhe goditje ndaj Al Kaidës".
Sheikh Mohammed konsiderohet të jetë numri 3. i rrjetit terrorist Al Kaida, pas Osama bin Ladenit dhe zëvendësit të tij nga Egjipti, Ayman Zawahiri, ndërsa gjendej në listën e 22 terroristëve më të kërkuar të Amerikës.
XS
SM
MD
LG