Ndërlidhjet

PRISHTINË


Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmeti arriti për vizitë tre-ditëshe në Kosovë me ftesën e shefit të UNMIK-ut, Michael Steiner.
"Erdha këtu në kuadrin e përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve midis Maqedonisë dhe Kosovës, sepse stabiliteti në rajon ndihmon që dy vendet të realizojnë aspiratat e veta në drejtim të integrimeve në Bashkimin Evropian dhe në strukturat euro-atlantike", ka deklaruar Ali Ahmeti.
Lideri i BDI-së kishte bisedime me kryeadministratorin e Kosovës, Michael Steiner, presidentin Ibrahim Rugova, me kryetarin e Kuvendit, Nexhat Daci dhe me zyrtarë tjerë.
XS
SM
MD
LG