Ndërlidhjet

PRISHTINË


Disa dhjetra mijë shqiptarë morën pjesë në manifestimin qendror "Epopea e UÇK-së" që u mbajt në stadiumin e kryeqytetit të Kosovës, ku u bë edhe një defile e pjestarëve të TMK-së.
"Kosova ka investuar shumë në lirinë e saj dhe me asnjë çmim nuk do të lejojë kthim prapa të procesit. Ditëm si të fitojmë në luftë dhe jemi të bindur se do të fitojmë edhe në paqë", ka thënë në fjalën e tij komandanti i TMK-së, gjeneral Agim Çeku.
Ai tha se për "të gjitha të arriturat në Kosovë merita të mëdha kanë NATO, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera të cilat e mbështetën luftën e drejtë të UÇK-së".
XS
SM
MD
LG