Ndërlidhjet

PARIS/LONDËR


Franca, Rusia dhe Gjermania nuk do të lejojnë rezolutë të Kombeve të Bashkuara që do të autorizonte një luftë të prirë nga Shtetet e Bashkuara në Irak, deklaroi shefi i diplomacisë franceze pas takimit në Paris me homologët e tij nga Rusia dhe Gjermania.
Ministri de Villepin tha gjithashtu se tre vendet kanë rënë dakord që të mbështesin inspektime të mëtejshme të armatimit në Irak nga Kombet e Bashkuara.
Duke folur në Londër, kryeministri britanik, Tony Blair ka shfaqur besimin se Këshilli i Sigurimit do të mbështesë një rezolutë të re e cila mund të miratojë ndërhyrjen ushtarake ne Irak.
Mirëpo Blair ka thënë se lufta akoma mund të shmanget nëse presidenti irakien, Saddam Hussein, ose u nënshtrohet plotësisht kërkesave të Kombeve të Bashkuara, ose largohet nga pushteti.
XS
SM
MD
LG