Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Sergei Lavrov thotë se Rusia nuk mund të mbështesë një rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit e cila do të "hapte dritën e gjelbër për fillimin e luftës".
"Ne nuk mund të mbështesim një rezolutë, dhe nuk shoh se si Këshilli i Sigurimit mund të mbështesë një rezolutë e cila në fakt do të thoshte dritë e gjelbër për fillimin e luftës", ka thënë Lavrov, duke shfaqur besimin se "akoma ka shanse" për zgjidhje paqësore të krizës.
Ai ka thënë se beson që çështja thelbësore është të ruhet uniteti i Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG