Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Iraku tha sot se ka shkatërruar edhe 6 raketa al Samoud 2 nën mbikëqyrjen e inspektorëve të OKB-së për armatimin, duke arritur numrin prej 34 raketave të asgjësuara që nga e shtuna.
Lideri irakian, Saddam Hussein ka thënë se aftësia e Irakut për mbrojtjen e vetvetes nuk do të zbehet me shkatërrimin e tyre. "Epilogun përfundimtar të luftë e vendosin këmbësoria dhe bataljonet e tankeve", ka thënë Saddam.
Iraku ka përsëritur se nuk ka armë për zhdukje në masë dhe ka akuzuar Uashingtonin se kërkon çfarëdo preteksti për luftë.
XS
SM
MD
LG