Ndërlidhjet

NJU JORK


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është mbledhur të dëgjojë raportin kryesor të inspektorëve të armëve mbi bashkëpunimin e Irakut për çarmatimin.
Takimi mbahet në mesin e mospajtimeve rreth vazhdimit të inspektimeve apo autorizimit të aksionit ushtarak kundër Irakut.
Pritet që Shtetet e Bashkuara dhe Britania të kërkojnë votimin e një rezolute të re, që do t'i hapte rrugën ndërhyrjes ushtarake.
Presidenti George Bush tha se Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë votim të ri pavarësisht nga gjasat për sukses.
"Do të bëjmë thirrje për votim pavarësisht nga epilogu. Duam t'i shohim njerëzit ta thonë mendimin e tyre për Saddam Husseinin dhe për dobinë nga Këshilli i Sigurimit. Është koha që njerëzit t'i hapin letrat, kështu që bota ta dijë qëndrimin e tyre ndaj Saddamit", tha George Bush.
XS
SM
MD
LG