Ndërlidhjet

KUVAJT


Komandanti i Divizionit të Tretë të Këmbësorisë të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, gjeneral majori Bufford Blount ka deklaruar se mbi 100 mijë ushtarë amerikanë dhe rreth 26 mijë trupa britanike të vendosura në Kuvajt, janë të gatshme për sulmin e mundshëm kundër Irakut.
Blount tha se edhe mbi 60 mijë trupa tjera amerikane, nga brigjet e Turqisë në Mesdhe, përmes kanalit të Suezit janë nisur drejt rajonit të Gjirit.
"Divizioni i Tretë është i gatshëm, kurse ushtria e Shteteve të Bashkuara përqëndron edhe trupa tjera. Marina, forcat ajrore dhe forcat e koalicionit e vazhdojnë vendosjen, kështuqë jemi të gatshëm të ndërmarrim operacione ofenzive", tha gjeneral majori Blount.
XS
SM
MD
LG