Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, John Negroponte tha se vendi i tij ka kërkuar nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit që të jenë të gatshëm të votojnë për rezolutën e reviduar për Irakun diku pas të martës së ardhëshme.
E mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, Spanja dhe Bullgaria, Britania i paraqiti dje një projekt rezolutë të re Këshillit të Sigurimit që shtron 17 marsin afat të fundit për Irakun të çarmatoset, apo të ballafaqohet me aksion të mudshëm ushtarak.
Britania dhe Spanja sot shfaqën besimin se rezoluta e re do të fitojë mbështetjen e shumicës në Këshillin e Sigurimit.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë thënë se janë të përgatitur të shkojnë në luftë me "koalicionin e të vullnetshmëve" për të çarmatosur iderin irakian, nëse Kombet e Bashkuara nuk e sanksionojnë forcën.
Presidenti amerikan, George Bush tha sot se "fatkeqësisht është e qartë se Saddam Hussein akoma po shkel kërkesat e Kombeve të Bashkuara duke rrefuzuar të çarmatoset".
XS
SM
MD
LG