Ndërlidhjet

PRAGË


Liderët aziatik janë të ndarë lidhur me projekt rezolutën të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara drejtuar Këshillit të Sigurimit që i jep Irakut edhe 9 ditë të çarmatoset ose të ballfaqohet me aksion të mundshëm ushtarak.
Australia mbështeti projekt-rezolutën e tha se votimi kundër sajë do të minojë autoritetin e Kshillit të Sigurimit.
Projektin e mbështeti edhe Japonia duke thënë se i jep Irakut rastin final që të çarmatoset.
Por Kina përsëriti kundërvënjen e saj ndaj rezolutës së reviduar.
Malajzia dhe Indonezia rrefuzuan afatin e fundit të propozuar të 17 marsit duke bërë thirrje për më shumë kohë për inspektorët e armatimit në Irak që të përfundojnë punën e tyre.
XS
SM
MD
LG