Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Të ballafaquar me kërcënimin e vetos nga Franca dhe Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e kanë vonuar votimin në Këshillin e Sigurimit për rezolutën e tyre që i jep Irakut afat të fundit 17 marsin që të përmbushë kërkesat për çarmatosje apo të ballafaqohet me sulm ushtarak.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer ka thënë mbrëmë se po vazhdojnë konsultimet diplomatike dhe se votimi në Këshillin e Sigurimit- që pritej gjatë ditës së sotme- mundë të bëhet diku nga fundi i javës.
Këshilli i Sigurimit sonte ka paraparë të mbajë një sesion të hapur duke u bërë të mundur vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara që të shfaqin pikpamjet e tyre për krizën irakiane.
XS
SM
MD
LG