Ndërlidhjet

LONDËR


Duke marrë parasysh rëndimin e pozicioneve ndaj një lufte në Irak, kryeministri britanik Tony Blair tha sot se do të vazhdojë të përpiqet për formimin e një koncenzusi midis anëtarëve të Këshillit të Sigurimit se si të çarmatoset Saddam Hussein.
Bler tha në Londër se kërcënimet me veto nga Rusia dhe Franca i vështirësojnë këto përpjekje.
"Brenga ime është se nëse vendet flasin se do të përdorin veton në të gjithë spektrin e rrethanave, mesazhi që kjo i dërgon Saddamit është: Ju ndodheni jashta rrjetit. Mendoj se kjo do të ishte shumë fatkeqe", ka thën Bler.
Ai ka shfaqur mendimin se "të ndash Evropën nga Amerika, një aleancë që ka shërbyer aq bukur për më shumë se një gjysëm shekulli, do të ishte gjë shumë e rrezikëshme".
XS
SM
MD
LG