Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zëdhënësi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, George Bush ka thënë se ka pak hapsirë për ca diplomaci për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit për çarmatosjen e Irakut.
Por zëdhënësi Ari Fleischer tha sot se Shtetet e Bashkuara duan që votimi për rezolutën të bëhet gjatë kësaj jave duke theksuar se Bush nuk do të mbështesë një zhagitje të afatit të fundit për çarmatosjen e Saddam Hussein që do të zgjaste një muaj apo më gjatë.
"Presidenti beson se Iraku është kërcënimi drejtëpërdrejtë ndaj Shteteve të Bashkuara si rezultat i posediimit nga ana e tij të armëve për shkatërrim në masë, dhe veçanërisht të armëve kimike apo biologjike", ka thënë zëdhënësi Ari Fleischer.
XS
SM
MD
LG