Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Zyrtari i Kombeve të Bashkuara, Hiro Ueki ka thënë sot se posedimi nga ana e Irakut të avionëve pa pilotë mund të jetë shkelje e rezolutave të Kombeve të Bashkuara.
Zëdhënësi ka thënë në konferencë për shtypin në Bagdad se Kombet e Bashkuara nuk i dijnë aftësitë e avionit pa pilot.
"Akoma ka një numër çështjesh të pasqaruara dhe Iraku duhet të paraqesë dokumente plotësuese, prova, sqarime për t,i adresuar dhe përgjigjur këtyre çështjeve," ka thënë zyrtari i OKB-së.
Nëse përcaktohet se aeroplani është i aftë të bartë armë kimike apo biologjike, apo të kalojë limitin prej 150 kilometrash për armët ajrore irakiane, atëherë kjo do të konsiderohej si provë për shkeljen nga ana e Irakut të kërkesave për për tu çarmatosur, ka thënë zëdhënësi Hiro Ueki.
XS
SM
MD
LG