Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përqëndrojnë trupa në Gjirin Persik për luftën e mundëshme kundër Irakut dhe forca është e gatëshme të çarmatosë liderin irakian, Saddam Hussein, nëse kështu vendos presidenti George Bush.
"Po vazhdojmë me dërgimin e trupave në logun e operacioneve në Irak dhe numri tash tejkalon 225 mijë trupa. Nëse presidneti merr vendim, ata janë të gatshëm të çarmatosin Irakun", tha sot në Pentagon, shefi i Shtabit të përbashkët të forcave të armatosura të Shtetetve të Bashkuara,gjenerali Richard Myers.
Ndërkaq sekeretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld ka thënë se ata po "ndëmrrrin masa të jashtëzakonëshme për evitimin e viktimave të pafajëshme civile", në rast sulmi. "E kundërta, lideri irakian Saddam Hussein do të përpiqet të maksimalizojë vedekjet e civilëve për të krijuar përshtypjen falso se forcat e koalicionit vën në shënjestër irakianët e pafajshëm, gjë që nuk është e vërtetë", ka thënë Rumsfeld.
XS
SM
MD
LG