Ndërlidhjet

logo-print

KAIRO


Gjenerali i armatës amerikane, Tommy Franks ka biseduar në Kajro me presdientin e Egjiptit, Hosni Mubarak dhe me ministrin e Mbrojtjes, Mohamed Hussein Tantawi, por nuk u publikuan hollësi nga bisedimet.
Egjipti kundërshton luftën e mundëshme të prirë nga Shtetet e Bashkuara kundër Irakut dhe ka thënë se një luftë e tillë do të kishte pasoja katastrofale për rajonin.
Gjenerali Franks, i cili drejton Komandën Qendrore Amerikane pritet të vizitojë disa vende në rajon. Ai do të takojë liderë dhe trupat amerikanë para se të shkojë në Katar, ku ushtria e Shtetetve të Bashkuara ka vendosur një shtab rajonal lufte.
XS
SM
MD
LG