Ndërlidhjet

MIHAEL SHTAJNER ËSHTË SHPREHUR I VENDOSUR QË TË VAZHDOJË TË TRANSFEROJ KOMPETENCAT


Rrahman Paçarizi, Prishtinë Burime të ndryshme thonë se UNMIK-u nuk ka ndërmend që të lëshoj pe para presionit të serbëve për ndërprerjen e bartjes së kompetencave te vendorët, dhe as para presionit të shqiptarëve, të cilët thonë se pa bartje të më shumë kompetencave, bisedimet as që do të kishin kuptim, pasi për shumicën e çështjeve të propozuara për bisedime, institucionet e Kosovës thonë se nuk kanë të drejtë që të vendosin.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë nuk ka një përgjigje zyrtare ndaj kërcënimeve nga Beogradi se pala serbe do të heqë dorë nga bisedimet me Kosovën për çështjet teknike, nëse UNMIK-u vazhdon të transferoj më shumë kompetenca tek institucionet e Kosovës. Në të vërtetë, shefja e delegacionit serb për këto bisedime, të cilat u paralajmëruan për këtë javë, Gordana Markoviq, ka thënë se transferi i kompetencave çon drej pavarësisë së Kosovës dhe se pala serbe nuk do të pranoj të filloj bisedimet në një rast të tillë. I përballur me pasiguri dhe dyshimin nga të dyja palët lidhur me fillimin e shpejtë të bisedimeve për çështjet teknike mes Kosovës dhe Serbisë, misioni i Kombeve të Bashkuara në Prishtinë nuk dëshiron të komentoj asgjë.

- Kjo është diçka që e kam lexuar në shtyp dhe nuk dua të komentoj ato që shkruhen në gazeta, - ka thënë në një takim me gazetarët shefi i zyrës për informim të UNMIK-ut, zoti Simon Haselock, pa pranuar të komentoj ndonjë gjë tjetër lidhur me mundësitë e fillimit të dialogut, apo lidhur me gadishmërinë e UNMIK-ut që të ndërpresë bartjen e kompetencave te vendorët, për të siguruar mbajtjen e bisedimeve siç ka kërkuar pala serbe.

Mirëpo, kryeadministratori i Kosovës, Mihael Shtajner javën e shkuar është shprehur i vendosur që të vazhdojë të transferojë te vendorët të gjitha kompetencat që parashikohen sipas rezolutës 1244 dhe sipas atij që zyrtarët e UNMIK-ut e kanë quajtur konsensus strategjik të bashkësisë ndërkombëtare për bartjen e përgjegjësisë tek institucionet vendore të Kosovës. Në këtë kuadër zoti Shtajner gjatë javës së shkuar ka nënshkruar me kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi një pajtueshmëri për të formuar një këshill për bartjen e kompetencave, i cili do të fillojë punën në 26 mars. Burime të ndryshme thonë se UNMIK-u nuk ka ndërmend që të lëshoj pe para presionit të serbëve për ndërprerjen e bartjes së kompetencave te vendorët, dhe as para presionit të shqiptarëve, të cilët thonë se pa bartje të më shumë kompetencave, bisedimet as që do të kishin kuptim, pasi për shumicën e çështjeve të propozuara për bisedime, institucionet e Kosovës thonë se nuk kanë të drejtë që të vendosin.
XS
SM
MD
LG