Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Kryeministri britanik, Tony Blair tha sot se presidenti irakian Saddam Hussein, duhet medoemos të deklarojë në televizion se i ka fshehur armët për shkatërrim në masë dhe tani duhet t'i dorëzojë.
Ky është një nga gjashtë kushtet e propozuara nga Britania për të evituar çarmatosjen e Irakut me forcë.
"Arsyeja që besoj se duhet të qëndrojmë të paluhatshëm në kursin që e kemi shtruar, është ajo se këtu nuk është në pyetje nëse Shtetet e Bashkuara do të shkojnë të vetëm në luftë apo jo, por nëse bashkësia ndërkombëtare është e gatshme të mbështesë udhëzimet e qarta që i ka dhënë Saddam Husseinit bashkë me aksionin e domosdoshëm", ka thënë Tony Blair.
XS
SM
MD
LG