Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Zoran Xhinxhiq u vra sot me armë snajperike në një atentat para ndërtesës qeveritare në Beograd, kurse vendi u vu në gjendjen e jashtëzakonëshme.
Në kumtesën e Qeverisë thuhet se Xhinxhiq kishte marrë dy plagë të rënda dhe vdiq në spital.
"Ky akt kriminel është qartas një përpjekje nga ata të cilët vitet e mëparëshme u përpoqën të ndalin zhvillimet në Serbi dhe demokratizimin e sajë, të ndryshojnë kursin e historisë dhe t,a kthejnë Serbinë në një perandori të kriminelëve", ka thënë zëvendës kryeministri Nebojsha Çoviq.
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Serbisë, Natasha Miçiq, pas mbledhjes emergjente të qeverisë shpalli gjendjen e jashtëzakonëshme në Serbi, që i jep ushtrisë të njetat autorizime sikurse policisë për arrestimin e të dyshuarave dhe hetimin e vrasjes.
Dëshmitarë thanë se dy persona janë arrestuar pas sulmit.
XS
SM
MD
LG