Ndërlidhjet

MADRID


Ministri i Jashtëm spanjoll, Anna Palacio ka thënë sot se rezoluta e sponzoruar nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Spanja për Irakun mund të tërhiqet se sa të paraqitet për votim në Këshillin e Sigurimit, sepse Franca është kërcënuar të shfrytëzojë veton e saj. Palacio ka thënë se përdorimi i vetos do të kishte "pasoja për sistemin e Kombeve të Bashkuara".
Ministri spanjoll i ka bërë këto komente pas bisedimeve në Paris me shefin e diplomacisë franceze, Dominique de Villepin.
Franca, Rusia dhe Kina, që të gjithë kanë thënë se do të kundërshtojnë rezolutën, e cila i jep Irakut afat të fundit 17 marsin që t,u nënshtrohet plotësishtë kërkesave të Kombeve të Bashkuara, apo të ballafaqohet me sulm të prirë nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG