Ndërlidhjet

LONDËR


Britania ka sugjeruar një varg sprovimesh që duhet të përmbushë Iraku për një kohë të caktuar për të dëshmuar bashkëpunimin e plotë me inspektimet e armatimit nga Kombet e Bashkuara dhe për evitimin e çarmatosjes me forcë.
Testi i gjashtë i propozuar përfshinë një deklaratë publike nga Saddam Hussein ku do të pranonte se posedon dhe fsheh armë për shkatërim në masë dhe tash duhet t,i dorëzojë.
"Derisa ai të jetë i gatshëm t,ia thotë këto arabisht vetë popullit të tij, ne do të mendojmë se është një tjetër lojë apo truk", ka thënë sekertari i Jashtëm britanik, Jack Straw.
Në mesin e kushteve të shtruara nga Britania është asgjësimi imediat i 10 mijë lirtave antraks dhe materiale tjera biologjike dhe kimike që besohet se akoma i posedon Iraku.
XS
SM
MD
LG