Ndërlidhjet

BRUKSEL


Shtetete Bashkuara janë dakorduar që të dërgojnë edhe dy bateri raketore Patriot në Turqi për të përforcuar mbrojtjen e atij vendi para një lufte të mundëshme në Irak.
Muajin e kaluar NATO u pajtua që të dërgojë në Turqi sistemet raketore Patriot, bashkë me aeroplanë vëzhgues, AVACS dhe njësite ushtarake të specializuara kundër armëve kimike dhe bilogjike.
Zyrtarët e NATO-s thonë se Turqia ballafaqohet me sulme hakmarrëse nga Iraku në rast lufte.
Parlamenti i Turqisë deri tash ka rrefuzuar të lejojë trupat amerikane të shfrytëzojnë ate vend si bazë për një "front verior" kundër Irakut.
XS
SM
MD
LG