Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Standardet që janë vënë para Kosovës janë po të njejtat që Komisioni Evropian ka paraparë për të gjitha vendet e rajonit të cilat synojnë të integrohen në strukturat evropiane", ka thënë shefi i UNMIK-ut, Michael Steiner mbledhjes në Prishtinë të delegacionit të Komisionit Evropian me kreun e UNMIK-ut dhe qeverinë e Kosovës.
"Kjo do të thotë se Kosova shkonë rrugës së vetë sikurse vendet tjera të cilat do të inkuadrohen në strukturat evropiane", ka komentuar Steiner.
Në këte mbledhje janë shqyrtuar mundësitë për krijimin e mekanizmave që Kosova të inkuadrohet në Procesin e stabilizimit dhe asocimit në Bashkimin Evropian.
Përfaqësuesit e Komisionit Evropian kanë vlerësuar se Qeveria e Kosovës ka bërë punë të rëndësishme me qëllim të këtyre integrimeve.
XS
SM
MD
LG