Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit ka diskutuar mbrëmë për ndryshime në projekt rezolutën që kërkon autorizim nga Kombet e Bashkua për një luftë kundër Irakut.
Ato propozime, të cilat i ka bërë Britania mund të përfshiheshin në rezolutën që pritetet të votohet në Këshillin e Sigurimit dhe që cakton 17 marsin si ultimatum për Irakun që të çarmatoset apo të ballafaqohet me luftë. Sidoqoftë këto propozime të Britanisë mund ta zbrapsin ate afat ultimativ.
Ambasadori Britanik në Kombet e Bashkuara, Jeremy Greenstock tha se gjashtë anëtarët e pa përcaktuar në Këshillin e Sigurimit, Kili, Pakistani, Meksiko, Angola, Guinea dhe Kameruni i kanë çmuar si pozitive propozimet britanike.
XS
SM
MD
LG