Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, John Negroponte, pas takimit të mbrëmshëm të Këshillit të Sigurimit ka thënë se Uashingtoni mund të pranojë vetëm zgjatje tepër modeste të afatit të fundit të 17 marsit lidhur me Irakun.
"Rezoluta jonë akoma është rezoluta e vetme në tryezë dhe ne nuk jemi zbrapsur nga afati i fundit i 17 marsit", ka thënë ambasadori i Shteteve të Bashkuara.
Ndërkaq, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleicher tha sot se presidenti George Bush është i hapur që të vonojë shkurtas votimin për rezolutën e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Spanja-deri nga java e ardhëshme- nëse kjo shtyrje do të ndihmonte të merrej mbështetje për te.
XS
SM
MD
LG