Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan sot u bëri thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit dhe anëtarëve tjerë të Kombeve të Bashkuara që të gjenë rrugën për të dalë nga qorrsokaku dhe të zgjidhin krizën irakiane lidhur me çarmatosjen.
Annan tha se shpreson që ndarjet e thella midis anëtarëve të Këshillit të Sigurimit nuk do të pengojnë Këshillin për t,u marrë me çështjet tjera të vështira.
"Ndarjet që janë paraqitur, e disa prej tyre janë normale në proceset demokratike parlamentare-nuk duhet të jenë ndarje për gjatë kohë që do të parandalonin Këshillin për t,u marrë çështjet e mëdha që kemi përpara. Pa marrë parasyshë se si do të zgjidhet kjo çështje, Këshilli do të ketë rol dhe Kombet e Bashkuara do të kenë rol të luajnë në Irak dhe përtej", ka thënë Kofi Annan.
XS
SM
MD
LG