Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell ka deklaruar sot se rezoluta e propozuar që autorizon një luftë të prirë nga Shtetet e Bashkuara në Irak mund të mos shkojë për votim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Powell ka thënë se të gjitha opcionet mbesin të hapura derisa anëtarët e Këshillit të Sigurimit punojnë për arritjen e një marrëveshje që nuk do të tërhiqte veto.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer tha më parë se Shtetet e Bashkuara do të konsideronin shtyrjen e votimit për rezolutën deri nga java e ardhëshme-nëse vonesa do të ndihmonte për të marrë mbështetje për te.
Zyrtarët amerikanë dhe britanikë janë angazhuar në negociata intenzive me gjashtë anëtarët e pa-përcaktuar të Këshillit për të marrë mbështetjen e tyre.
Këshilli i Sigurimit është mbledhur sonte për të debatuar propozimet e Britansië lidhur me çarmatosjen e Irakut.
XS
SM
MD
LG