Ndërlidhjet

LONDËR


Sekretari i Jashtëm britanik, Jack Straw sot u vu në mbrojtje të gjashtë propozim-kërkesave të reja për Irakun, duke i quajtuir ato si test për të konfirmuar nështrimin e Bagdadit ndaj kërkesave për t,u çarmatosur.
"Kur kryeinspektori, Dr. Blix paraqiti raportin e tij pfrej 173 faqesh në Këshillin e Sigurimit të premten e kaluar, ai rreshtoi anembanë një vistër çështjesh të pasqaruara lidhur me çarmatosjen. Ajo që kemi bërë ne është destilimi i gjithë kësaj në vetëm 6 testime", ka thënë Straw.
Por Ai tha se Britania është e disponuar të heqë një nga testimet-ate që lideri irakian Saddam Hussein të dilte në televizion dhe të pranonte posedimin nga ana e tij të armëve për shkatërrim në masë.
XS
SM
MD
LG