Ndërlidhjet

BEOGRAD


Policia e Serbisë ka arrestuar deri tash 65 persona lidhur me vrasjen e kryeministrit Zoran Xhinxhiq, në mesin e të cilëve ndodhen edhe ish shefi i sigurisë shtetërore, Jovica Stanishiq dhe zëvendësi i tij, Franko Simatoviq, tha ushtruesi i detyrës së kryeministrit, Nebojsha Çoviq.
Çoviq tha se tetë nga të arrestuarit janë drejtëpërdrejtë të ndërlidhur me komplotin e atentatit ndaj kryeministrit.
Në Beograd sot arriti shefi i politikës së jashtëme të Bashkimit Evropian, Javier Solana që të përcjellë mesazhin se nuk duhet lejuar që vrasja e kryeministrit Xhinxhiq të zbrapsë proceset demokratike në Serbi.
Zoran Xhinxhiq varroset ditën e shtunë.
XS
SM
MD
LG