Ndërlidhjet

logo-print

XHINXHIQ - VIKTIMË E KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE TRASHËGËMISË SË MILLOSHEVIQIT


"WP" - "WSJ"



"Uashington Post" shkruan se në tetorin e vitit 2000, pak para përmbysjes së regjimit të Slobodan Millosheviqit, Zoran Xhinxhiq ishte takuar me njeriun që një ditë do të jepte urdhër për vrasjen e tij.
Ky njeri ishte Milorad Lukoviq, me nofkën Legia, lider i "Beretave të kuqe", grup paramilitar që besohet të ketë bërë krime në Bosnjë dhe Kosovë.
Lukoviq atbotë i kishte thënë Xhinxhiqit se "Beretat e kuqe" heqin dorë nga aleanca me Millosheviqin dhe kalojnë në anën e forcave pro – demokratike, shkruan "Uashington Post".
Aleanca ndërmjet Xhinxhiqit dhe Lukoviqit kishte zgjatur deri vonë, por lideri i "Beretave të kuqe", tash së fundi kishte filluar të dyshoj nëse Xhinxhiq planifikonte ta dërgonte në Hagë, ashtu siç kishte bërë me heret me Millosheviqin.
"Uashington Post" citon analist serbë të kenë thënë se takimi i parë Xhinxhiq – Lukoviq ishte realizuar pikërisht në banesën prej nga të mërkurën është vrarë kryeministri i Serbisë.
"Askund në botë nuk ekziston simbiozë aq e madhe ndërmjet elementeve kriminale, policisë dhe pushtetit si në rastin e Serbisë", citon "Uashington Post" një ish zyrtar të lart policor të Beogradit i cili në vazhdim vë në pah:
"Kur demokratët erdhën në pushtet, pas revolucionit të tetorit, ata bërën një gabim të madh – pranuan bashkëpunimin dhe mbështetjen nga grupet kriminale dhe policia e korruptuar që më parë ishin të lidhura me Millosheviqin".
Edhe e përditshmja tjetër amerikane "Uoll Strit Xhërnëll" pohon se vrasja e Xhinxhiqit duket të jetë vepër e gangsterëve që janë të lidhur me krimin e organizuar dhe si të tillë me një trashëgëmi direkte të sundimit 13 vjeçar të Millosheviqit.
Krimi i organizuar dhe nacionalizmi serb sot punojnë dorë për dore, të drejtuar njëkohësisht nga irredentizmi, shkruan "Uoll Strit Xhërnëll", për të shtuar: lidhjet e tashme ndërmjet mbështetësve të Mladiqit, Millosheviqit, shërbimeve sekrete serbe, ushtrisë dhe rrjeteve kriminale janë tepër evidente.
Mbijetesa e tyre varet nga ndalimi i reformave dhe nga instalimi i nacionalizmit në qendër të jetës politike. Këto forca do të përpiqen të shtrijnë pushtetin e tyre në gjithë rajonin, ndërsa agjenda e tyre është absolutisht anti – perendimore, vë në pah "Uoll Strit Xhërnëll".
Serbia nën regjimin e Millosheviqit, të birit të tij Markos dhe miqve të tij të Mafias ruse degradoi në një shoqëri pa ligje. Rrjedhimisht, sot Serbia është një parajsë e sigurt për grupet e krimit të organizuar që merren me trafikun e drogës, njerëzve, terroristëve dhe armëve. Gangsterët serbë mbase po përpiqen të rikëthejnë një sundues të tipit të Millosheviqit, shkruan "Uoll Strit Xhërnëll".
Vrasja e Xhinxhiqit është tragjedi, por do të jetë tragjedi edhe më e madhe nëse bëhet injorimi i lidhjeve ndërmjet krimit të organizuar dhe serbëve irredentistë, që kërcënon ta bëjë nacionalizmin serbë shumë të fuqishëm.
"Uoll Strit Xhërnëll" pohon se pas ndërhyrjes së NATO-s në Bosnjë dhe Kosovë, faza tjetër e angazhimit në Ballkan duhet të jetë ndërhyrja ndaj botës së krimit.
Por, konkludon "Uoll Strit Xhërnëll" kësaj rradhe armik nuk është Millosheviqi, por rrëmuja dhe trashëgëmia që ai ka lënë pas veti.
XS
SM
MD
LG