Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Edhe sot do të vazhdojnë negociatat në Kombet e Bashkuara, pas orvatjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë që të sigurojnë mbështetjen për projekt rezolutën, e cila do ta autorizonte luftën kundër Irakut.
Në mesin e kundërshtimeve të vazhdueshme të Francës dhe Rusisë, sekretari amerikan i shtetit Colin Powell tha: "Opcioni ynë mbetet të votohet dhe të shihet çfarë kanë të thonë anëtarët e Këshillit. Por, të gjitha opcionet e mundshme janë para nesh, dhe sot apo gjatë fundjavës, do t'i shqyrtojmë ".
Ambasadori britanik Jeremy Greenstock tha se në Këshillin ka interesim për propozimin britanik, që parasheh 6 "teste" për liderin e Irakut Saddam Hussein, përmbushja e të cilave do ta shmangte luftën.
XS
SM
MD
LG