Ndërlidhjet

PARIS/BERLIN


Presidenti i Francës Jacques Chirac e ka shfaqur shpresën të bashkëpunojë me Britaninë për zgjidhjen e krizës së Irakut, por tha se Franca e hedh poshtë çfarëdo rezolute, që automatikisht do ta autorizonte luftën.
Pas bisedës me telefon me kryeministrin britanik Tony Blair, Chirac tha se "ultimatumi" ndaj Irakut nuk mund të pranohet.
Qëndrimit francez iu bashkangjit edhe Rusia, duke e hedhur poshtë propozimin britanik si "jo konstruktiv".
Por, kancelari gjerman Gerhard Schroeder e ka shfaqur bindjen se Iraku mund të çarmatoset në mënyrë paqësore. "Së bashku me miqtë tanë francezë, me Rusinë, Kinën dhe shumicën e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, më shumë se kurdoherë jemi të bindur se çarmatimi i Irakut mund të arrihet me mjetet paqësore", tha Schroeder.
XS
SM
MD
LG