Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se plani paqësor për Lindjen e Mesme do të bëhet publik menjëherë pasi palestinezët ta konfirmojnë zgjedhjen e kryeministrit të tyre.
"Shteti palestinez duhet të jetë i reformuar, paqësor dhe demokratik, dhe përgjithmonë të heqë dorë nga terrori", tha Bush.
"Qeveria e Izraelit, pas zbrapsjes së terrorit dhe përmirësimit të sigurisë, duhet të ndërmarrë hapa konkretë në mbështetjen e një shteti të qëndrueshëm palestinez", tha presidenti i Shteteve të Bashkuara.
George Bush tha se për asnjërën palë nuk mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme, përderisa nuk ka liri për të dyja palët.
XS
SM
MD
LG