Ndërlidhjet

MOSKË


Ministria e jashtme e Rusisë tha se e ka hedhur poshtë kërkesën e Shteteve të Bashkuara për dëbimin e diplomatëve të Irakut nga Moska.
Zëdhënësi tha se ministria e jashtme beson se kërkesa është "e papranueshme".
Në Stokholm, i ngarkuari me punë i Irakut Qassim al-Zuhairi, tha se vendimi i qeverisë së Suedisë për dëbimin e tij, paraqet akt të aleancës me Shtetet e Bashkuara.
Në Budapest, zyrtarë të ministrisë së jashtme kanë thënë se dy diplomatë të Irakut janë shpallur "persona të padëshirueshëm", dhe se u është kërkuar ta lëshojnë vendin.
XS
SM
MD
LG